LAJMI I FUNDIT:

Asambleja Parlamentare e NATOS-s, në tetor me seminar në Prishtinë

Asambleja Parlamentare e NATOS-s, në tetor me seminar në Prishtinë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili po merr pjesë në punimet e Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë , si përfaqësues i Kuvendit i cili në këto punime e ka statusin e vëzhguesit, ka zhvilluar takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, ku ndër të tjera i ka njoftuar edhe për seminarin që do të organizohet në Prishtinë nga AP e NATO- në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nga data 21 deri më 25 tetor të këtij viti.

Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.


Sipas kësaj komunikate, Haliti zhvilloi edhe takime bilaterale me përfaqësuesit e delegacionit zviceran dhe atij grek.

Aty thuhet se në takimin me udhëheqësen e delegacion zviceran në AP të NATO-s, Corna Eichenberger, u diskutua lidhur me çështjet që përfshijnë fushën ekonomike, trajtimin e emigrantëve, si dhe çështjen e pensioneve. Ndërsa, në takim me udhëheqësin e delegacionit grek, Christos Karagiannidis, u diskutuan mundësitë për të ngritur intensitetin e takimeve në mes të parlamentarëve të të dyja shteteve, duke shërbyer kështu në ngritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori