LAJMI I FUNDIT:

Asgjesohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, kreu i rrjetit shqiptar

Asgjesohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, kreu i rrjetit shqiptar

Departamenti i Antidrogës në Greqi ka asgjësuar një rrjet ndërkombëtar që trafikonte sasi të mëdha të lëndëve narkotike dhe mbante lidhje në shumë vende të Europës. Pas një operacioni të forcave të rendit është arrestuar një shtetas shqiptar 40 vjeç, banor i Athinës, i cili konsiderohet kreu i rrjetit dhe që figuronte në listën e të shumëkërkuarve të Greqisë dhe Zvicrës për çështje të trafikimit të drogës.

Gjithashtu prangat u janë vënë edhe dy personave të tjerë, 49 dhe 44 vjeç, i pari shtetas grek, prodhues vere në Korinthia dhe i dyti qipriot, pronar i një parkingu kamionësh.

Në kërkim është shpallur edhe një shtetas shqiptar 24 vjeç, banor i së njëjtës prefekturë. Për arsye hetimi ende nuk janë bërë publikë emrat e tyre.


Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 142 kg kanabis sativa, gjysma e të cilës do të çohej në Itali dhe pjesa tjetër në Qipro, dy automatikë të tipit kallashnikov me katër karikatorë dhe 192 fishekë, tre pistoleta, dy armë gjuetie, 140 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër makina, rreth 4000 euro dhe 11 telefona celularë.

Nga hetimet është konkluduar se rrjeti pasi merrte lëndët narkotike i sistemonte ato në qese të paketimit të pijeve dhe më pas i trafikonte nëpërmjet kamionëve të huaj në vendet e Europës.

Sipas organeve greke të rendit, rol të rëndësishëm në zbulimin e veprimtarisë së paligjshme të këtij rrjeti ka dhënë përgjimi i telefonave nga Shërbimi Kombëtar i Informacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori