LAJMI I FUNDIT:

ASHAK: Jemi shembull i harxhimit të parasë publike

ASHAK: Jemi shembull i harxhimit të parasë publike

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka reaguar lidhur me shkrimet në media se Auditori ka gjetur shkelje në prokurim në Akademinë e Shkencave.

ASHAK thekson se nuk të nuk është e drejtë të mos thuhet e vërteta, ose të shkëputet nga raporti diçka që mendohet se u gjet ajo që i shkon në favor njollosjes së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve.


“Dje portali Index Online, portali Gazeta Express dhe Telegrafi kanë publikuar lajmin ‘Auditori gjen shkelje në prokurim edhe te Akademia e Shkencave dhe Arteve’. Nuk është e drejtë të mos thuhet e vërteta, ose të shkëputet nga raporti diçka që mendohet se u gjet ajo që i shkon në favor njollosjes së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve – ASHAK, e cila është shembull i harxhimit të parasë publike, vetëm e vetëm të fitohet një titull për tollovitjen e mendjes së lexuesit, çfarë bëri portali Index Online me artikullin e tij, dhe portalet e tjerë që e morën dhe e shpërndanë këtë lajm pa e verifikuar”, thuhet në reagim.

Sipas ASHAK-së kjo ndodh kur raportet nuk lexohen dhe kuptohen drejt, kur nuk kuptohet se çka nënkupton shkelja dhe “mosplanifikimi”.

“Blerja e pianos dhe e veturës nuk është shkelje dhe nuk paraqet rrezik të lartë për keqmenaxhimin e parasë publike. Plotësimi i buxhetit me rishikim është dhënë nga Ministria e Financave e për nisjen e aktivitetit të prokurimit leja është marrë nga Agjencia Qendrore e Prokurimit”, thuhet në reagim.

Sipas Akademisë…, pasqyrat financiare dhe mënyra e menaxhimit të parasë publike në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është shembull i mirë i menaxhimit të parasë publike, dhe kjo është dashur të thuhet.

“Planifikimi i tonerëve në ASHAK bëhet më së miri që është e mundur, por kur nuk mund të parashikohen furnizimet për një artikull që përdoret varësisht nga vëllimi i krijimtarisë dhe nxjerrjes në letër të kësaj krijimtarie, ekzistojnë kontratat kornizë. Dhe ASHAK ka shfrytëzuar mundësinë e kontratës kornizë e cila i mundëson Autoritetit Ekonomik harxhim të mirë pa pasur nevojë të krijohen stoqe të panevojshme të artikujve të ndryshëm”, thuhet në reagim.

Sipas Akademisë, opinioni i raportit të Auditorit të Përgjithshëm është “i pa modifikuar” dhe rekomandimi i dhënë është “prioritet i mesëm” dhe që nga fillimi e deri në fund në raport thuhet se nuk ka pasur keqpërdorime materiale por përkundrazi ka pasur pasqyrim të drejtë të pasqyrave financiare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori