LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA me donacion prej një milionë denarë për zonat e prekura nga vërshimet

ASHMAA me donacion prej një milionë denarë për zonat e prekura nga vërshimet

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale (ASHMAA) do të dhurojë 1.000.000 denarë për sanimin e pasojave nga vërshimet në rajonin e Shkupit, ka vendosur në seancën e sotme Këshilli i ASHMAA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Paratë për donacion ASHMAA i siguron nga mjetet e veta të realizuara gjatë vitit. Këto mjete do të dhurohen përmes Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, përmes llogarisë së dedikuar – Fondi për solidaritet./Telegrafi/