LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA: Metodologjia e re nuk e shkel Ligjin zgjedhor

ASHMAA: Metodologjia e re nuk e shkel Ligjin zgjedhor

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) deklaron se me metodologjinë e monitorimit të ASHMAA-ja nuk e shkel Ligjin për zgjedhje, përkundrazi, tenton që me kapacitetin profesional të sigurojë mënyrë se si të realizojë atë për të cilën është ra në ujdi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është përgjigja që ASHMAA ia drejton LSDM-së, për ndryshimin e metodologjisë së monitorimit të prezantimit medial zgjedhor përmes programeve televizive dhe radiove.


ASHMAA thekson se dallimi në mes të metodologjisë së përdorur nga 15 prilli e deri më 14 maj, me metodologjinë e re është rezultat i përvojës së periudhës paraprake dhe këmbënguljes për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat kjo agjenci u përball në periudhën paraprake të mbikëqyrjes./Telegrafi/