LAJMI I FUNDIT:

Assadi urdhëroi bombardimin e Izraelit

Assadi urdhëroi bombardimin e Izraelit

Bombardimet e mëngjesit në territorin izraelit, nga hapësira e Sirisë, i ka miratuar presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka deklaruar sot Enver Rejja, zëdhënësi i Frontit Nacional Çlirimtar të Palestinës (FHKC-GK), me seli në Damask, raporton korrespondenti i agjencisë Anadolija.

Rejja tha se Assadi “e dha dritën e gjelbër për të granatuar caqet ushtarake të Izraelit” në Lartësinë e Golanit.

FHKC-GK në luftën civile të Sirisë lufton krahas forcave të regjimit të Assadit.


Organizata për të Drejtat e Njeriut në Siri tha se në sulmet e mëparshme të Izraelit në Siri janë vrarë 42 ushtarë.

Shumë predha artilerie shpërthyen herët këtë mëngjes brenda kufijve të Izraelit, në Tel Fares. në Lartësitë e Golanit, thonë zyrtarët ushtarak izraelitë.

Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Izraelit tha se gjatë sulmeve nuk kishte të plagosur dhe se raketat vinin nga territori i Sirisë.

"I informuam vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara për këtë sulm. Ushtria izraelite nuk është përgjigjur ndaj sulmit”, tha ai.

Autoritetet siriane javën e kaluar njoftuan se Izraeli ka sulmuar dy herë Sirinë. /Telegrafi/