Kemi dëgjuar shpesh histori nga më të ndryshmet që lidhen me shkatërrimin e Tokës, por deri më sot asnjë nga teoritë nuk ka rezultuar e saktë.
Së fundmi ka dalë një teori e re në të cilën thuhet se shkatërrimi i Tokës do të vijë nga Dielli.
Kjo teori ka dy teza, e para që Dielli do të pushojë së ngrohuri, duke e kthyer praktikisht planetin tonë në një tokë të akullt dhe e dyta që do të ndizet aq shumë sa të djegë gradualisht gjithçka në Tokë.
Pikërisht kjo e dyta, sipas një studimi të një grupi shkencëtarësh të Universitetit të Suseksit në Britaninë e Madhe ka gjasa që të ndodhë më shpejt.
Shkencëtarët thonë se Dielli djeg në sipërfaqe atome hidrogjeni që shndërrohen në atome heliumi pas këtij procesi. Në total, sipas përllogaritjeve të tyre, ylli i sistemit tonë djeg rreth 600 milionë tonë hidrogjen çdo sekondë.
Pyetja që ngrenë shkencëtarët është se çfarë do të ndodhë kur të mos ketë më hidrogjen për të djegur?
Jillian Scudder, astrofizikante thotë se pas kësaj dielli do të fillojë të djegë atomet e heliumit. Kjo do të prodhojë më shumë nxehtësi dhe rrezatim në përmasa të tilla që e bëjnë praktikisht lehtësisht të kalueshme mburojën tone, atmosferën.
Kur do të ndodhë? Shkencëtarët thonë se duhen vetëm ‘pak’ miliarda vite. Sipas tyre, çdo një miliard vjet, Dielli bëhet 10 përqind më i shndritshëm, që do me thënë se djeg më gjithnjë e më shumë atome heliumi.
Kjo do të thotë që në bazë të kësaj teorie, pas 4 miliardë vitesh Dielli do të jetë 40 përqind më i shndritshëm e ndoshta po në këto përmasa edhe më i nxehtë. Kjo do të shkatërronte jetën, të paktën kështu siç e njohim sot, në planetin tonë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre