LAJMI I FUNDIT:

Asus Padfone do të bazohet në Windows Phone 8?

Asus Padfone do të bazohet në Windows Phone 8?

Asus është bërë e mirënjohur për prodhimin e pajisjeve Android, posaçërisht me tabletin e saj jashtëzakonisht të famshëm Google Nexus 7, por tani duket se kompania është duke e konsideruar prodhimin e pajisjeve mobile edhe për platformën e Microsoft, Windows 8.

Sipas një raporti të kohëve të fundit të publikuar nga WSJ, thuhet se Asus është duke menduar të prodhojë edhe pajisje që bazohen në Windows Phone 8, dhe modeli i parë i telefonit të mençur mund të jetë Asus Padfone.

“Me konceptin tonë për Padfone, i cili do të jetë një kombinim i tabletit me telefonin e mençur, ne mendojmë se ia vlen të bazohemi në Windows 8″ thuhet sipas burimit të WSJ.

Megjithatë, nuk janë dhënë më shumë detaje lidhur me specifikat e mundshme harduerike të Padfone e as data se kur mund të shohim pajisjen në treg. / Telegrafi /