LAJMI I FUNDIT:

Ata që bëjnë më shpesh seks, fitojnë më shumë

Ata që bëjnë më shpesh seks, fitojnë më shumë

Ata që bëjnë seks më shpesh se katër herë në javë, kanë më shumë shanse që të fitojnë më shumë se ata të cilët bëjnë seks të çrregullt, është konstatuar në bazë të një hulumtimi më të ri.

“Njerëzit kanë nevojë të dashurojnë dhe të jenë të dashuruar nga të tjerët. Në mungesë të këtyre elementeve, shumica e tyre bëhen të vetmuar dhe të bien në depresion, gjë që mund të shprehet edhe në punën dhe obligimet e tyre të punës”, thonë ekspertët të cilët kanë bërë hulumtimin në Britani të Madhe, transmeton CBS News.

Ata thonë se njerëzit duhet patjetër t’i plotësojnë nevojat themelore siç janë: ushqimi, pijet, gjumi dhe seksi, në mënyrë që të kenë sukses edhe në sferat e tjera të jetës. Studimi lidhur me këtë temë është bërë, duke i pyetur 7.500 njerëz të moshës midis 26 dhe 50 vjeç.


Pjesëmarrësve në anketë u janë bërë pyetjet për shëndetin e tyre, aktivitetet seksuale, statusin e punës dhe për të ardhurat. Hulumtimet kanë treguar që njerëzit të cilët më shpesh praktikojnë seksin kanë edhe pagë më të mirë, në krahasim me ata të cilët më rrallë praktikojnë seksin.

Krahas kësaj, është konstatuar edhe se ata të cilët më shpesh praktikojnë seksin kanë më pak probleme me shëndetin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori