LAJMI I FUNDIT:

Atalanta përfshihet në garë për Ajetin

Atalanta përfshihet në garë për Ajetin

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, është në qendër të fokusit për shumë skuadra italiane. Së fundi interesim ka shprehur skuadra e Atalantas, ka njoftuar Tuttomercatoweb.

Interesim për mbrojtësin 22-vjeçar kanë shprehur edhe Bologna, Torino, Pescara dhe Lazio. Ish-mbrojtësi i Frosinones ka oferta edhe nga skuadrat në Gjermani dhe në Angli, përcjell Koha Ditore.


Të gjitha të rejat për TRANSFERIMET lexoni këtu

“Mbrojtësi i Shqipërisë do të mbetet në Serie A, por nuk dihet se në cilën skuadër. Interesimi është i madh. Së fundi për Ajetin kanë pyetur edhe drejtuesit e skuadrës së Atalantas, të cilët tashmë janë në garë me disa skuadra tjera të Italisë”, shkruan sajti italian.

Edhe vet futbollisti ka konfirmuar se do ta vazhdojë karrierën në Serie A, por nuk e ka bërë të ditur emrin e klubit.

GJITHASHTU LEXONI: Ajeti zbulon ku do të luajë sezonin e ardhshëm