LAJMI I FUNDIT:

ATK: Për katër muaj mblodhi mbi 132milionë euro

ATK: Për katër muaj mblodhi mbi 132milionë euro

Me qëllim të raportimit për të hyrat e periudhës janar-prill të këtij viti, si dhe të arriturat tjera gjatë e kësaj periudhe, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) organizoi konferencë për medie, ku u tha se arkëtimet për këtë periudhë janë 132.1 milionë euro tatime ose 4.5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit paraprak.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se trendi i të hyrave po vazhdon të jetë pozitiv si në ATK, po ashtu edhe në Dogana.


Mos arritjen e projeksionit, Hoti e ka arsyetuar duke thënë se kjo ka ndodh për shkak të uljes së TVSh për shërbime publike dhe heqjen e TVSh për importimin e lëndës së parë. /Telegrafi/