LAJMI I FUNDIT:

Aurela Gaçe në muajt e fundit të shtatzënisë, zbulohen foto të reja (Foto)

Aurela Gaçe në muajt e fundit të shtatzënisë, zbulohen foto të reja (Foto)

Prej pak kohësh ajo i ka munguar skenës shqiptare.

Dhe në fakt, mungesa e saj vihet re, sidomos tek fansat e shumtë që ajo ka. Megjithatë i gjithë publiku duket se e “justifikon” këtë mungesë. Aurela Gaçe është shkëputur nga skena, për të shijuar shtatzëninë e dytë. Pak kohë më parë, “Bluetooth” zbuloi se këngëtarja e mirënjohur ishte në muajin e dytë të shtatzënisë. Pak ditë më pas, Aurela hoqi dorë edhe nga të kënduarit live në lokalin e saj, për t’ju përkushtuar pritjes së fëmijës së dytë.

Tashmë që jemi në verë, ajo ka menduar ti dedikojë më shumë kohë pushimeve. Dhe ja ku na vijnë këto foto, ku paparazzi ynë ka mundur ta fotografojë teksa ajo shëtiste buzë detit. Ka zgjedhur bregdetin e Durrësit për të kaluar një pjesë të pushimeve të saj, duke qenë kështu edhe afër kryeqytetit, ku ka edhe punët e saj. Veshur me të bardha, dhe me barkun e fryrë, shfaqet e qetë teksa shëtit një pasdite krejt e vetme. Në vjeshtë këngëtarja do të bëhet nënë për herë të dytë.


Dhe natyrisht që pak kohë më pas, ajo do ti rikthehet edhe njëherë skenës. Aurela ka disa vite e martuar me Skerdin, dhe janë prindër të vogëlushes së tyre, Grace. Deri më tani, këngëtarja nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë. Madje edhe më herët ajo nuk ka pranuar të flasë për këtë shtatzëni, duke lënë gjithçka një mister. Por pas këtyre fotove e vetmja gjë që do të mbesë një surprizë është gjinia e fëmijës. Kujtojmë se Aurela njihet si një ndër artistet që nuk i pëlqen të flasë për jetën e saj private, duke theksuar se komunikimin me fansat, e vendos vetë nga rrjetet sociale. Edhe më herët, kur “Bluetooth” e kontaktoi ta pyeste për shtatzëninë, ajo u mjaftua duke thënë se është një temë që i takon asaj të flasë dhe jo mediave. Mbetet për tu parë nëse pas lindjes së fëmijës, Aurela do të pranojë të flasë për këtë ndjesi të re në jetën e saj.

aurela 1

aurela 2

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori