LAJMI I FUNDIT:

Autobusët kthejnë Vetëvendosjen në Kuvend! (Video)

Autobusët kthejnë Vetëvendosjen në Kuvend! (Video)

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka bërë të ditur se tash pas zhbllokimit të procesit të blerjes autobusëve pritet që deri në fund të vitit kryeqyteti ta ketë të rregulluar çështjen e trafikut urban.

Sejdiu në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, në detaje e ka shpjeguar tërë procesin rreth kësaj çështje, derisa ka akuzuar ministrin e Financave, Avdullah Hoti, si fajtorin kryesor për shtyrjen e blerjes së 51 autobusëve.


Nënkryetari Sejdiu tha se tash pritet vendimi i Qeverisë dhe më pas miratimi në Kuvend, ndërsa për  këtë temë ai konfirmoi se deputetët e subjektit të tij politik do të jenë atë ditë në Kuvend për të votuar. /Telegrafi/