LAJMI I FUNDIT:

Autori i masakrës së Munihut adhuronte Hitlerin

Autori i masakrës së Munihut adhuronte Hitlerin

Vrasësi i shumëfishtë, autori i vrasjes së 9 vetave në Munih, ka qenë ekstremist i djathtë. Ai ka urryer arabët dhe turqit, ndonëse vet ka qenë me prejardhje të huaj, mysliman nga Irani.

Lidhur me këtë, hetuesit janë duke verifikuar nëse përzgjedhja e viktimave në Munih ka qenë e rastësishme ose jo, edhe pse ajo që dihet qartë, është se të gjithë ata kishin prejardhje të huaj, shkruan ard.de.


Duke iu referuar gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, televizioni ARD thekson se vrasësi i nëntëfishtë (Ali David Sonboly) ka qenë racist dhe ka pasur pikëpamje të ekstremit të djathtë. Para së gjithash në lojërat online, 18 vjeçari i ka fyer bashkëlojtarët, transmeton albinfo.ch.

Gjermani: Policia e arrestoi një shok të sulmuesit në Munih
Lexo po ashtu Gjermani: Policia e arrestoi një shok të sulmuesit në Munih

“Mut, Gjermania po mbushet përplot me myslimanë”, ka shkruar ai në një chat.

Fakti se shumica e të vrarëve kanë qenë myslimanë dhe me prejardhje nga Kosova dhe Turqia, shkon në favor të këtij konstatimi.

Për të qenë absurdi më i madh, gjermanoiraniani e ka konsideruar si “mirënjohje” faktin se ditëlindja e tij ishte po ajo e Hitlerit, 20 prilli. Po ashtu ai ka himnizuar nazistin norvegjez Breivik dhe krimin e tij, përcjell albinfo.ch. Në të vërtetë vetë akti kriminal në Munih ka ndodhur pikërisht më 15 korrik, ditën kur, pesë vite më parë kishte ndodhur edhe masakra në Oslo dhe Utoya të Norvegjisë, kur Breivik kishte vrarë 77 veta, kryesisht me prejardhje të huaj.