LAJMI I FUNDIT:

Autostrada drejt Shkupit mbi varreza!

Autostrada drejt Shkupit mbi varreza!

Autostrada e re në drejtim të Shkupit do të ndërtohet mbi varreza. Saktësisht segmenti C2 dhe C3 i Autostradës R6 do të kenë trasenë mbi varrezat e 40 të vdekurve.

Ministria e Transportit ka vendosur që të mos e ndryshoj trasenë e autostradës do të zhvarros të vdekurit dhe t’i rivarros ata në varreza të reja, shkruan lajmi.net.


Për këtë ka ndarë edhe një shumë mjetesh dhe ka kërkuar kompani që do të kryej punën e dislokimit të këtyre 40 varrezave të identifikuara.

“Dislokimi i varrezave nga traseja e Autostradës R6,segmenti C2 dhe C3 në sasi prej 40 varreza të identifikuara”, thuhet në përshkrimin e kontratës që do të ofrojë Ministria e Infrastrukturës.

Për këtë shërbim të dislokimit të varrezat nga vendi ku është paraparë të ndërtohet autostrada e re, ministria ka parashikuar të shpenzojë 60 mijë euro.