LAJMI I FUNDIT:

AVB: Bale, si Ronaldo

AVB: Bale, si Ronaldo

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, nuk ka dyshime për nivelin e Gareth Bale pas dy golave të tij në fitoren 2-1 ndaj Lyonit në Europa League.

Bale ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit për klubin dhe vendin, duke nxitur sërish deklarata se ai është në mesin e më të mirëve në botë.

“A është Bale në nivel me Cristiano Ronaldon? Po, ai po kalon nëpër një moment të shkëlqyeshëm individual”.


“Mendoj se ju duhet ta vëreni këtë. Ai është duke shënuar shumë gola për ekipin dhe mendoj se ky është sezoni më i mirë golashënues i tij te Tottenhami. Ju mund ta shihni se lojtari kënaqet me futbollin e tij”.

“Kur këto gjëra ndodhin, lojtarët individual ruajnë motivimin e lartë dhe ata janë të aftë të ndihmojnë ekipin të arrijë objektivat”, ka thënë Villas-Boas pas fitores së mbrëmshme. /Telegrafi/