LAJMI I FUNDIT:

Avdijaj i bashkohet Schalkes

Avdijaj i bashkohet Schalkes

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Donis Avdijaj tani është rikthyer nga huazimi në Sturm Graz tek ekipi gjerman Schalke 04.

Istogasi i cili kaloi ditët e pushimit në vendlindje, ka treguar formë të lartë në kampionatin austriak me Sturmin.

Kjo ka bërë që Schalke ta rikthejë atë duke i dhënë mundësinë që fazën përgatitore ta kryej me ta dhe pastaj të vendosin.


Për Avdijajn ka disa skuadra të interesuara që po e kërkojnë si huazim, pasi Schalke nuk dëshiron shitjen e tij.

Eintracht Frankfurt, Besiktas dhe Freiburg janë skuadrat që po e kërkojnë talentin që ka klauzolë 49 milionë euro. /Telegrafi/

Avdijaaj