LAJMI I FUNDIT:

Avdullah Hoti: Kemi kursyer 40 milionë euro nga buxheti

Avdullah Hoti: Kemi kursyer 40 milionë euro nga buxheti

Kanë filluar punimet nëpër tre sesione të ndara të LDK-së.

Këto punime po mbahen në salla të ndryshme të hotelit Emerald, njofton Klan Kosova.

Në sesionin e dytë të Kuvendit të Punës së LDK-së, është duke u diskutuar zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe politika integruese të Kosovës.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti , që është i pranishëm në këtë sesion ka thënë se janë kursyer 40 milionë euro nga buxheti.