LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Agim Llupos: Kemi tri prova që rrëzojnë akuzën

Avokati i Agim Llupos: Kemi tri prova që rrëzojnë akuzën

Mbrojtja ligjore e Agim Llupos, gardistit që mbahet në burg prej dy vitesh në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, e akuzon prokurorinë për qëndrim të padrejtë ndaj kësaj çështjeje dhe për dëmtim të hetimeve. Avokati i gardistit ka pohuar dje në një prononcim për median, se veprimet e prokurorisë kanë qenë të qëllimshme dhe janë përpjekur të paraqesin një vrasje të drejtpërdrejtë në rastin e Ziver Veizit, në një kohë kur ekspertizat shkencore flasin ndryshe.

“Në aktin e ekspertimit të datës 7 shkurt 2011, të kryer mbi predhën e gjetur në trupin e të ndjerit Ziver Veizi, rezulton se predha paraqet një dëmtim në njërin krah, në pjesën cilindrike të saj, që është një ngjeshje e sipërfaqes në formë ulluku, me drejtim gati në kënd të drejtë me boshtin gjatësor të predhës. Mikrorelievi i pesë gjurmëve të vjaskave të evidentuara në këtë predhë paraqet karakteristika me vlera identifikuese, ndërsa njëra prej tyre nuk paraqet karakteristika me vlera identifikuese për shkak të lakimit të saj, si rezultat i ngjeshjes së shkaktuar nga takimi me ndonjë objekt gjatë trajektores së saj”, citoi avokati Besnik Çerekja, Raporton Bw.

Sipas tij, mbetet ende për t’u sqaruar fakti përse asokohe prokuroria nuk ngre një pyetje për ekspertin, me qëllim për të sqaruar domethënien e ngjeshjes së pranishme në predhë dhe të faktit se eksperti pretendon që ngjeshja është pasojë e goditjes së predhës me një objekt që i ka ndryshuar trajektoren fillestare. Sipas avokatit, në aktin e dytë, sipas ekspertimit mjeko-ligjor nr. 26, datë 21 janar 2011 mbi trupin e të ndjerit Ziver Veizi, është sqaruar se “drejtimi i predhës ka qenë nga lart poshtë”.


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.

Për gardistin Agim Llupo, prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burg, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Sipas organit të akuzës, ai i ka shënjestruar demonstruesit duke i qëlluar në mënyrë selektive. Ndërkaq prokuroria ka tërhequr akuzat për shoferin e ish-kreut të Gardës Margarit Kume, i cili dyshohej për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Përfaqësuesit e prokurorisë deklaruan se akuza ndaj Kumes nuk është vërtetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori