LAJMI I FUNDIT:

Aztech electronics hap dyqanin e 18-të

Aztech electronics hap dyqanin e 18-të

AZTECH vazhdon me zgjerimin e rrjetit të dyqaneve elektroshtëpiake në tërë Kosovën.

Si kompani Kosovare e themeluar në vitin 2009, sot Aztech është lider me rrjetin më të madh të dyqaneve elektroshtepiake në Kosovë dhe në rajon, duke numëruar 17 dyqane të shitjes me mbi 100 punonjës.

7d4a76f2-eea4-43de-921c-92d9ce5105e5

Nga sot AZTECH numëron 18 pika të shitjes në tërë territorin e Kosovës, duke sjellë dyqanin më të madh të pajisjeve elektroshtepiake në qytetin e Fushë Kosovës, në rrugën Dardania, prapa Qendrës Tregtare Viva Fresh Store.

Dyqani i 18-të ka një hapësirë mbi 1000 m2, asortiman të gjerë të produkteve, prezence të brendeve më të njohura botërore, staf profesional dhe zgjedhje të shumë artikujve të ndryshëm duke pasur gjithçka që ju duhet në një vend.

62c71d4c-cccf-4f7f-9909-3629f9a3a8ef
Duke qenë përfaqësues ekskluziv I brendeve botërore si: SHARP, CANDY, LENOVO, SINBO, CLATRONIC, BOMANN, dhe shumë brendeve të tjera, AZTECH garanton përkushtimin dhe angazhimin maksimal në ofrimin e kualitetit më të mirë dhe çmimeve më të arsyeshme në tregun Kosovarë.

Duke qenë më afër konsumatorëve çdo ditë e më shumë, Aztech do të sjellë ofertat më të mira në treg për të gjithë.

6f76fc7c-3cbf-40ac-8b4f-8b22fd537236

Me rastin e hapjes së dyqanit të 18-të me radhë, AZTECH sjell 3 ditë çmime të jashtëzakonshme. Me që oferta e hapjes së lokalit të ri do të zgjasë vetëm 3 ditë, të gjithë klientët do të përfitojnë super çmime në çdo produkt.

Ejani dhe përfitoni nga oferta e jashtëzakonshme në dyqanin më të ri të elektroshtepiakëve në Fushë Kosovë. Ju mirëpresim./Telegrafi/

cc4c175b-d186-45d4-a223-f485ae382fde