LAJMI I FUNDIT:

Babai i Noizyt flet për gjendjen e të birit dhe për momentin kur e takoi

Babai i Noizyt flet për gjendjen e të birit dhe për momentin kur e takoi

Babai i Noizyt, Bashkim Rajku, ka komentuar përleshjen e armatosur në Prishtinë, ku mbeti i plagosur djali i tij.

“Noizy është shëndoshë e mirë si kokrra e mollës. Është gjuajtur me një pistoletë kalibër shumë të vogël, dhe ka marrë një gërvishtje të lehtë në këmbë. Dhe nuk është aspak e vërtetë që është plagosur në kokë. Noizy të martën në mbrëmje ka performuar në Ferizaj me program të plotë. Madje salla ku është mbajtur koncerti ka qenë më plot se herët e tjera”, ka thënë ai për Summer Pages të Gazeta Shqiptare.


Më tej, Rajku ka treguar se lajmin e sherrit e ka marrë vesh nga mediat dhe menjëherë është nisur për në Kosovë, ku dhe ka takuar të birin e plagosur në spital. Si një nga personat më të afërt me të, ai tregon se si e gjeti Rigelsin në Kosovë.

LEXONI TË GJITHA LAJMET RRETH PËRLESHJES NDËRMJET NOIZYT DHE COZMAN
Lexo po ashtu LEXONI TË GJITHA LAJMET RRETH PËRLESHJES NDËRMJET NOIZYT DHE COZMAN

“Kur e pashë, ishte duke qeshur. ‘S’kam asgjë’, më tha, ishte fare i qetë. Dhe me të vërtetë nuk kishte asgjë; sapo mori mjekimin doli menjëherë nga spitali”, ka shtuar babai i këngëtarit të mirënjohur.

Sipas Bashkimit, reperët nga Kosova i kanë sulmuar ata nga Shqipëria sapo i kanë parë, me qëllim poshtërimin e reperit. Ai ka thënë se ata kanë përdorur armë, ndërsa Noizy së bashku me pjesëtarët e tjerë të OTR kanë qenë të paarmatosur.

Mes gjithë kësaj historie ai nuk harron pa përmendur edhe policët e Kosovës, që sipas tij, kanë qenë të paaftë për të mbrojtur Noizyn, ndaj dhe atij i është dashur të vetëmbrohet.

Kujtojmë që nga përleshja në Prishtinë, Noizy dhe Varrosi mbetën të plagosur, ndërsa Cozman dhe një mik i tij u arrestuan.

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori