LAJMI I FUNDIT:

Badelj te Milani në verën e ardhshme

Badelj te Milani në verën e ardhshme

Agjenti i mesfushorit të Fiorentinës, Milan Badelj, beson se një lëvizje në Milano është më realiste verën e ardhshme sesa në afatin e janarit.

Rossonerët kishin një marrëveshje me lojtarin në tregun e transferimeve të kësaj vere, por nuk ishin në gjendje për të arritur një marrëveshje me klubin Viola.


Megjithatë, agjenti i futbollistit kroat beson që kjo marrëveshje do të finalizohet në verën e ardhshme, pasi është më e lehtë.

Befason Galliani, zbulon emrat e trajnerëve që ishin kandidat për të drejtuar Milanin
Lexo po ashtu Befason Galliani, zbulon emrat e trajnerëve që ishin kandidat për të drejtuar Milanin

“E keni mbyllur me Milanin? Besoj që është mbyllur mjaftueshëm”, deklaroi agjenti Dejan Joksimovic për MilanNews, transmeton Telegrafi.

“Nuk e di nëse Milani do të përpiqet për të sërish në janar, kjo varet shumë nga Fiorentina. Unë mendoj se është më realiste për verën e ardhshme”, përfundoi agjenti i mesfushorit. /Telegrafi/