LAJMI I FUNDIT:

Bajgora: Të jemi zemërgjerë, t’i ndihmojmë të tjerët

Bajgora: Të jemi zemërgjerë, t’i ndihmojmë të tjerët

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit, me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve të besimit islam.

Në këtë rast, Kryemami i  Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, në hydben e mbajtur, ka porositur që në këtë ditë të bekuar të bashkohen të gjithë zemrat e myslimaneve dhe të ndihmojnë njëri tjetrin.


Ai tha se në këtë ditë feste dhe gëzimi, për popullin tonë simbol që gjithmonë na ka bashkuar ka qenë ‘sofra’, andaj bëri thirrje që të gjithë të bashkojnë sofrat duke i ndihmuar edhe ata që nuk kanë mundësi.

“Çdo festë mban në vetë një mesazh dhe  porosi të thellë, por festa e Kurban  Bajramit është festë shumë e veçantë sepse mesazhet dhe porosit përçon jo vetëm përmes fjalëve por edhe përmes zemrave dhe  veprave të njeriut… prerja e kurbanit nuk është thjesht derdhja e një gjaku, por mbi të gjitha është përkushtimi, bindja, sakrifica, morali dhe devotshmëria e besimtareve. Besimtarë të nderuar përmes prerjes së Kurbanit dhe ndarjes së mishit të tij ne kemi mundësi t’iu ndihmojmë të afërmeve dhe të varfërve, sepse kjo edhe më shumë do të na ofroj mes nesh, do të na shtoj dashurin dhe respektin e ndërsjellë”, tha Bajgora.

Kryeimami u kërkoi besimtarëve që sot të mos shohin vetëm sofrën e tyre, por të jenë zemërgjerë dhe të ndihmojnë të tjerët që sot nuk mund ta kenë të mbushur sofrën e tyre.

“Sot në këtë ditë festive të gëzimit e të lumturisë shpirtërore, traditë e popullit tonë ka qenë që sofra e Bajramit të jetë simbol që të bashkoj dhe ofron familjet mes veti, shton respektin dhe mirësjelljen mes nesh, andaj të mos lejojmë në mesin tonë sot të kemi sofra të zbrazëta, njerëz të uritur e të përlotur për mungesë të ushqimit”.

Në fjalën e tij, Bajgora nuk la pa përmendur edhe konfliktet e armatosura në botë, nga ku u bëri thirrje të gjithë myslimanëve për të ndalur vdekjet në padrejtësi, transmeton KP.

Të nderuar vëllezër fatkeqësisht bota sot po vuan nga konflikte të armatosura që po sjellin vdekje në padrejtësi, po sjellin dhunë, po sjellin varfëri në trojet e tyre, prandaj  të lutemi në këtë ditë të bekuar që në botë të krijohen kushte për tu shuar konfliktet, të lutemi që të mbizotëroj arsyeja për të parandaluar gjakderdhjen. Mbase të gjithë pajtoheni që njerëzimi sot ka nevojë për paqe e mirëkuptim,  e jo për dhune e konflikte. Nuk duhet harruar që misioni ynë në këtë botë është jeta me dinjitet e jo konfliktet me dhunë”, tha Bajgora.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori