LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Demarkacionin e diskutojmë vetëm nga pika zero (Video)

Bajrami: Demarkacionin e diskutojmë vetëm nga pika zero (Video)

Ftesës së paralajmëruar të kryeministrit Isa Mustafa, që t’i mbledhë liderët e partive parlamentare për të diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi, ende nuk është e sigurt nëse do t’i përgjigjen partitë opozitare.

Valdete Bajrami, Shefe e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, ka deklaruar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel se kryeministri duhet ta dijë se çfarë ftese duhet t’i bëhet opozitës.

“Ne mund të ulemi në një tryezë e cila do t’i kishte pikat e caktuara dhe një ndër to të ishte rishikimi i marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi, ose dakordimi të sillej në Kuvend dhe të bëhej rrëzimi i saj që të kthehet në pikën zero e pastaj të behët një komision i ri”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka thënë se me 1 shtator qeveria ka pësuar humbje dhe kryeministri ka dalë kokë ulur nga Kuvendi, duke e tërhequr nga të gjitha procedurat kuvendore marrëveshjen për demarkacionin.

“Ne konsiderojmë që tashmë kjo marrëveshje ka renë dhe si e tillë është e papranueshme”, ka thënë ajo, duke shtuar se kryeministri tashmë e din se po të sillej edhe nesër ajo marrëveshje në Kuvend nuk do të kalojë pasi që as deputetë nga pozita nuk do ta votojnë.

Bajrami ka folur edhe për gjendjen e përgjithshme në arsim, shëndetësi e siguri, duke kërkuar edhe njëherë rrëzimin e qeverisë Mustafa dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme./Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori