LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Gjithçka po shkon në rregull me Testin e Maturës

Bajrami: Gjithçka po shkon në rregull me Testin e Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar sot pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit), të cilit i janë nënshtruar mbi 8.500 maturantë, të cilët nuk kanë arritur prakun e kalueshmërisë në afatin e qershorit.

Për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka vizituar nxënësit që po testoheshin në qendrën e testimit në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

“Këtu pamë se gjithçka po shkon në rregull. Me kohë janë shpërndarë testet dhe po shpresojmë që Matura të dalë sa më e suksesshme. Tani është më lehtë, sepse kemi vetëm 8.500 maturantë dhe iu urojmë të gjithëve që të kalojnë maturën dhe të kyçen në arsimin e lartë”, tha Ministri, transmeton Telegrafi.

Ministri Bajrami theksoi se jemi marrë vesh me të gjitha universitetet dhe kolegjet që pas publikimit të rezultateve të hapen konkurset për pranim në universitete. “Nga këtu garantoj se secili maturant do të ketë çasje në arsimin e lartë. Kemi vende për të gjithë qoftë në sektorin publik, por edhe në atë privat”.

Bajrami uroi që të ketë sa më pak lëshime, apo ndërhyrje në procesin e testimit përmes internetit, që është edhe problem global.

“Përgjithësisht Matura e vitin 2016 ka qenë e suksesshme dhe ne jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Gjithçka është përgatitur në bashkëpunim me komunat dhe ky vit të jetë një vit ku ne do të korrim sukseset e para në ngritjen e cilësisë dhe stabilizimin e sistemit arsimor”, tha ministri Bajrami.

Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e gushtit do të organizohet më 3 shtator 2016. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori