LAJMI I FUNDIT:

Bajrami i lutet Zotit që Qeveria mos t’i ketë votat për ratifikimin e Demarkacionit

Bajrami i lutet Zotit që Qeveria mos t’i ketë votat për ratifikimin e Demarkacionit

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur rreth aktualitetit politik, demarkacionit me Malin e Zi si dhe kthimin e partisë së saj dhe AAK-së në Kuvend.

Bajrami ka folur për iniciativën e Shpejtim Bulliqit për të mbledhur nënshkrime për të hapur debatin për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Iniciativa e z.Bulliqit është e mirëseardhur. Nuk është duke u marrë seriozisht puna e debatit në lidhje me Demarkacionin”, tha Bajrami.

“Kryetari i Kuvendit ka kërkuar 20 nënshkrime, kurse nënkryetari ka dalë dhe ka thënë se çka duhen këto nënshkrime”.

Sipas saj, Kuvendi është e interesuar që të kalojë pikën e Demarkacionit pa debat.

“E kemi Murat Mehën i cili është zhdukur diku dhe nuk po duket qe sa. Ne si Nisma për Kosovën përkrahim nisëm e Shpejtim Bulliqit”.

Ajo është shprehur se funksionimi i Qeverisë ka shkuar në mënyrë të fshehur. “Kjo nuk është një ratifikim i thjeshtë pasi do ta cungojë vendin me territor”.

Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën ka deklaruar se Qeveria nuk i ka numrat për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Qeveria nuk i ka votat pasi po t’i kishin kjo punë do të kryhej tash e nëntë muaj. Do Zoti e të mos i kenë numrat për ta ratifikuar këtë marrëveshje”, tha bajrami.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori