LAJMI I FUNDIT:

Bala: Erdhën veç Jakupi e Ramushi

Bala: Erdhën veç Jakupi e Ramushi

Haradin Bala në pjesën e fundit të intervistës për “Epokën e Re”, ka thënë se prej politikanëve në familje kanë shkuar për ta vizituar vetëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi me disa deputetë dhe Ramush Haradinaj me disa anëtarë të partisë së tij.

Në këtë intervistë për “Epokën e Re”, Bala ka thënë se nuk ka gajle kjo nëse kanë shkuar apo jo për ta vizituar, por sipas tij, fatkeqësia më e madhe është se njerëzit janë bërë servilë, e kjo tha se është shumë e keqe.

“Ka asi njerëz që frikësohen për të më vizitu, se Haradini është i dënuar për krime lufte, mos me pa ndonjë i huaj se po shkon te Haradini e po e rrokin ata”, tha Haradini.


Haradini gjatë qëndrimit në burg i ka pasur dy raste të vdekjes në familje. Në vitin 2006 i ka vdekur vajza 24 vjeçare, e cila ka qenë e palëvizshme, si dhe vëllai i Haradinit.

“Nuk e kam pas fort të lehtë. Por, jam njëfarë tipi interesant. Mund të ndihem keq 24 deri 48 orë, e atëherë kaloj në normalitet. Kur erdha në shtëpi erdhi Asmon Sefa. Ai është këngëtar dhe ma shnoshi kryet për vajzën. I thash: A po i rrihni telat hala?, tha po nga pak. I thash a po vjen bre sonte këndona pak? U zbeh njeri, i ra në befasi se mua më kish vdes vajza 24 vjeçe. E pash që u habit, por i tash mos u zbeh se po e di për çfarë je zbeh, i thash ndërmend s’e kam me mbajt zi për njeri të gjallë. I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin. Që nuk përtoni hajde. Erdhi. Pra, kam përjetuar shumë, shumë, shumë…”, tha ndër të tjera Bala.

Haradin Bala, ka folur edhe Fatmir Limaj. Bala theksoi se më i rëndë ka qenë arrestimi i Limajt tani, se ai i Hagës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori