LAJMI I FUNDIT:

Bale: Duhej të fitonim

Bale: Duhej të fitonim

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka thënë se ishte një ndeshje e mrekullueshme kundër Atletico Madridit, ndërsa ka theksuar se i vjen keq për ta, por ekipi i tij duhej të fitonte.

Real Madridi u shpall për herë të 11-të kampion i Ligës së Kampionëve pas ekzekutimit të penalltive, përderisa rezultati i kohës së rregullt ishte 1 me 1, transmeton Koha.net.


“Klubi dhe fansat kanë qenë të mrekullueshëm në këtë udhëtim. Atletico ka bërë një ndeshje të mrekullueshme dhe na vjen keq paksa për ta, por finalja është finale dhe ne duhej ta fitonim. E kemi ngritur më parë këtë trofe dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë”, është shprehur Bale për UEFA.com.

Vlen të theksohet se Bale ishte lojtari i ndeshjes.