LAJMI I FUNDIT:

Bale ka dy fjalë për Belgjikën

Bale ka dy fjalë për Belgjikën

Ylli i Uellsit, Gareth Bale ka folur për përballjen me Belgjikën në çerekfinalen e Evropianit “Francë 2016”.

Uellsianët për herë të parë janë pjesë e një evenimenti të tillë, duke treguar formë të lartë e duke u kualifikuar në çerekfinalen e kësaj garë të madhe evropiane, raporton KosovaPress.

Bale thotë kundër Belgjikës do të jetë një ndeshje e vështirë, por sipas tij, Uellsi do të jetë gati për këtë ndeshje.


“Ju nuk mund të arrin me fat në çerekfinale, duhet të jeni ekip i fortë për të arritur deri këtu”, ka thënë Bale.

“Me Belgjikën do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të jemi gati për këtë ndeshje”, tha anëtari i Real Madridit.