LAJMI I FUNDIT:

Balliu: Enver Hoxha i përdorte djemtë e Kosovës për pushtetin e vet

Balliu: Enver Hoxha i përdorte djemtë e Kosovës për pushtetin e vet

Gazetari dhe publicisti shqiptar, Fahri Balliu e ka krahasuar Kosovën me Mekën, vendin e shenjte të myslimanëve, duke thënë se sikur është ky qytet për besimtarët e fesë islame, e tillë është Kosova për të gjithë shqiptarët.

“Kosova është Meka e shqiptarëve. Në 50 vitet që Enver Hoxha e mbylli Shqipërinë, vetëm viti 1968 e Kosovës e zgjoi botën shqiptare. Në 68-të studenti që u vra në nëntor në natën e Kurban Bajrami, Mehmet Mehmeti, ka qenë kurbani më i madh”, tha Balliu gjatë një interviste në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.


Sipas tij, ish diktatori shqiptar Enver Hoxha, e ka shfrytëzuar Kosovën si një kartelë krediti.

Balliu deklaroi se Hoxha i përdorte djemtë e Kosovës për pushtetin e vet.

“Enver Hoxha e ka parë Kosovën si kartë krediti për pushtetin e vet, dhe i ka përdorur djemtë e Kosovës për pushtet. Kur i duhej balancë për të goditur Serbinë, e përdorte Kosovën”.

Më tej ai deklaroi se shteti turk ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën e Shqipërinë, dhe kjo miqësi nuk vjen nga përkatësia e njëjtë fetare.

Ai ka cituar një tjetër arsye që lidh miqësisht shqiptarët me Turqinë.

“Turqia është një shtet mik, por jo për punën e myslimanëve ne jemi popull dhe shtet miqësor. Shumë njerëz hipokritë për të shpëtuar gjenocidin serb shkruheshin turq”, tha ai.

“Kemi dy marrëveshje një të Titos edhe një të mbretit për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, e ata atje luftojnë për një fjalë shqip, e këta këtu thonë që janë turq, kjo është marri”, tha Balliu.

Balliu është shprehur se edhe në njërin nga librat e tij ka thënë se sot e asaj dite, Sali Berisha u bë politikan falë Kosovës.

“E kam njohur Sali Berishën nga Kosova, në libër e kam thënë që Sali Berishën e futi në politikë Kosova. Ai në komunizëm ka qenë po aq i njohur sa është sot. Sali Berishën nuk ka njeri që nuk e njihte, ishte kardiologu më i mirë, ishte njeriu i leximeve të shkëlqyera”, ka thënë Balliu.

“Nuk flet dot me Berishën siç flet me të gjithë. Po deshe në kafe, dasmë e në mort, ai ka një fytyrë, të një shtetari të mirëfilltë që e do vendin e vet”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori