LAJMI I FUNDIT:

Ballkani drejt telefonatave pa roaming

Ballkani drejt telefonatave pa roaming

Qytetarët e rajonit të Ballkanit ashtu sikundër shumë shpejt qytetarët e BE-së, mund të komunikojnë me njëri tjetrin pa tarifa roaming.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet nismën për një platformë rajonale për roaming dhe studimin për ndikimin në fushën ligjore dhe rregullatore që do të ketë ky zhvillim.

Më shumë gjysma e 1800 biznesmenëve të pyetur në sondazhin Ballkan Barometër, thonë se eleminimi i tarifave roaming në rajon do të jetë shumë i dobishëm për biznesin.

Ndërkohë Këshilli Bashkëpunimit Rajonal, do të punojë për të zgjeruar zonën gjeografike të mbulimit të Marrëveshjes Rajonale për Roaming, dhe se do të jetë një avokat i fortë për koordinimin e politikave të roaming dhe për integrimin e ICT në agjendën e “lidhjes” rajonale.

Diskutimet për roaming po zhvillohen në forumin dy ditor “Rregullimi tregut të komunikimit elektronik”, që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi ku marrin pjese edhe përfaqësues nga Shqipëria. /Telegrafi/