LAJMI I FUNDIT:

Banka Islamike për Zhvillim mund të financoj ndërtimin e rrugëve

Banka Islamike për Zhvillim mund të financoj ndërtimin e rrugëve

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, priti në takim një delegacion të Bankës Islamike për Zhvillim, të cilin e kryesonte Walid A.Fagih, nga Arabia Saudite.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Ministri Mujota e falënderoi delegacionin në fjalë për përkrahjen që po e ofron Banka Islamike për Zhvillim, si dhe përfitimet që do të marrë Kosova nga kjo bankë.

Gjatë këtij takimi, ministri Mujota e njohu delegacionin me projektet të cilat janë duke u realizuar në Kosovë, por edhe me projektet të cilat janë paraparë të realizohen në të ardhmen.


Temë kryesore e takimit ishte financimi i pjesës së rrugës magjistrale Milloshevë-Vushtrri-Mitrovicë, definimi i disa çështjeve që kanë të bëjnë me këtë projekt si dhe mundësia e financimit të këtij projekti, nga ana e kësaj banke.

Ndërsa, Walid A.Fagih, kryesues i delegacionit të Bankës Islamike për Zhvillim, u shpreh :” Ne jemi të interesuar për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën në financimin e këtij projekti si dhe ofrimin e ndihmës në realizimin edhe të projekteve tjera”. /Telegrafi/