LAJMI I FUNDIT:

Banka popullore e Maqedonisë: Rriten rezervat devizore

Banka popullore e Maqedonisë: Rriten rezervat devizore

Më datë 31.3.2016, gjendja e rezervave bruto devizore ishte 2.266,3 milionë euro, gjë që paraqet rritje prej 4,6 milionë euro, krahasuar me fundin e vitit 2015, bën të ditur Banka popullore në raportin më të ri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Rritja tek rezervat devizore rrjedh nga transaksionet në llogari të shtetit dhe të hyrat nga investimi i rezervave devziore, ndërsa në drejtim të kundërt kanë ndikuar shitja e devizave nga ana e BPRM në tregun devizor dhe ndryshimet negative valutore dhe ndryshimi i çmimit të arit“, thuhet në raportin e fundit të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/