LAJMI I FUNDIT:

Banka popullore e Maqedonisë shtrëngon politikën monetare

Banka popullore e Maqedonisë shtrëngon politikën monetare

Banka popullore e shtrëngoi politikën monetare. Normat e interesit për bonot e thesarit, si normë themelore e interesit, rritet për 0,75 pikë për qindorë, nga 3,25% në 4%, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vendimi për shtrëngim të politikës monetare është reagim ndaj kërkesës së rritur për deviza dhe presioneve ndaj bazës depozitare të bankave, të cilët në përgjithësi janë pasojë e pritjeve të keqësuara të subjekteve ekonomike, të shkaktuara nga paqëndrueshmëria politike në vend. Me këtë, ndryshimi i normës së interesit është përgjigje ndaj veprimit të faktorëve të natyrës joekonomike, thuhet në njoftimin e BPRM.


Nga ana tjetër, BPRM edhe më tej do ti vlerësojë fondamentet ekonomike si të shëndosha, pa prani të pabarazive të mëdha në ekonomi. Të gjithë treguesit vendorë japin indikacion për një rritje solide ekonomike dhe kreditore, pas presione të çmimeve dhe pa presione nga sektori i jashtëm. Deficiti në llogarinë rrjedhëse akoma është i matur, me efekte transmetuese pozitive nga ndryshimet strukturore në sektorin e eksportit dhe me të hyra të mjaftueshme për financimin e tij. Njëkohësisht, të gjithë treguesit për rezervat devizore, vazhdimisht tregojnë nivel adekuat, që mjafton për menaxhimin e tronditjeve.

BPRM, si edhe deri më tani, ashtu edhe në periudhën që vijon do ti përcjell lëvizjet, dhe nëse ka nevojë do të bëjë ndryshime plotësuese në politikën monetare për stabilizim të tërësishëm të gjendjes dhe pritjeve të subjekteve ekonomike, me qëllim të realizimit të suksesshëm të qëllimeve të politikës monetare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori