LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Hasanbegut të pakënaqur nga shpërndarja e ndihmave, dyshohet për keqpërdorime

Banorët e Hasanbegut të pakënaqur nga shpërndarja e ndihmave, dyshohet për keqpërdorime

Pakënaqësi, mllef, fyerje, grindje. Këto janë pamjet që shoqëronin vazhdimisht qytetarët, gjatë marrjes së ndihmave në shkollën “25 Maj” në Hasanbeg. Qytetarët janë shprehur të revoltuar nga mënyra e organizimit të shpërndarjes së ndihmave, pasi sipas tyre ndihmat nuk i marrin ata që me të vërtet kanë nevojë por po i marrin ata që njohin shpërndarësit e ndihmave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas banorëve, ndihmat humanitare po shpërndahen vetëm nga ana e organizatave joqeveritare dhe sektorit civil, ndërkaq ndihmat që vijnë nga institucionet shtetërore shkojnë në destinacione të panjohura.


“Ka pas edhe raste kur kanë sjell qumësht dhe lëngje të tjera por ato janë humbur në sekonda. Mbyllen dyert për kamera por mbyllen edhe për njerëz. Hapen kur vijnë ato qarqet e tyre që kanë qëllime për propagandë, menjëherë hapen dhe japin deklarata sikur këtu është komplet është në kontroll ndërsa në ato rajone që janë më të dëmtuara as gjërat më elementare nuk i kanë siguruar”, është shprehur për mediat një banor.

Banorët thonë se po bëhen diskriminime edhe nga shtabi emergjencës, pasi siç thonë ata, ka zona shumë të prekura dhe të shkatërruara të cilët deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Njëkohësisht ata ankohen se më shumë ndihma po shkojnë në vendbanimet maqedonase.

“Populli shqiptar i Maqedonisë të mos japin nëpër komuna, nëpër organizata jo qeveritare se krejt i vjedhin për vete ata”, ka thënë një banorë tjetër.

Banorët e Hasanbegut bëjnë apel deri tek gjithë njerëzit që duan të ndihmojnë që ndihmat ti dërgojnë vetë në shtëpitë të cilat kanë nevojë.

Shpërndarësit e ndihmave nuk kanë pranuar të prononcohen para mediave lidhur me akuzat e banorëve, madje duke mbyllur dyert edhe për ekipet e gazetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori