Në Morinë të Skenderajt mbrëmë pas mesnatës disa hajna kanë vjedhur mjete pune në disa shtëpi. Pasi janë vërejtur nga banorët, ata kanë ikur për t’u kthyer pak kohë më vonë. Ata janë ndjekur nga banorët, të cilët kanë arritur ta zënë njërin.
Banorët e Morinës së Skenderajt tregojnë në hollësi ballafaqimin me disa hajna, të cilët kanë tentuar të vjedhin mjete pune në disa shtëpi të këtij fshati.
Suad Gucati tregon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:40 pas mesnatës.
“Kam dëgjuar dy krisma. Kam dalë jashtë me bashkëfshatarët e lagjes. Mora vesh që kanë hy hajnat. Kemi vërejtur që një veturë, në bazë të dëshmitarëve e tipit ‘Golf 4’ me ngjyrë të zezë, është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.
Fqinjët i kishin thënë Suadit se njëri nga hajnat është larguar në këmbë duke vrapuar. “Ai ka shtënë edhe me armë që të na frikojë neve që të mos vrapojmë mbas tij”, tha ai.
Suadi tregon se mjetet të cilat janë tentuar të vidhen janë rikthyer pas ardhjes së Policisë.
“Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes. Ka marrë të gjitha masat, gjitha fotografitë. Ka shikuar 4 shtëpitë të cilat janë tentuar të thyhen. Mirëpo hajnat kanë arritur që vetëm në shtëpinë time dhe shtëpinë e kushëririt tim të vjedhin diçka. Mjetet e vjedhura janë një aparat saldues, një motosharrë dhe një burmashinë. Ato janë gjetur buzë rrugës, sepse hajnat i kanë lënë që t’i marrin më vonë”, thotë ai.
Më tej, sipas këtij banori të Morinës, pas shkuarjes së Policisë, hajnat janë kthyer përsëri që t’i marrin gjërat që kishin lënë buzë rrugës, duke menduar që janë ende aty.
“Kemi vërejtur që një veturë po vjen në drejtim tonin. Ata kanë menduar që nuk i kemi gjetur gjërat që i kanë mshef buzë rrugës. Kur kanë ardhë ata në atë vend afër neve, ne kemi provuar t’i ndalim, mirëpo ata kanë tentuar të na shkelin me kerr”, tregon ai.
Ai thotë që pas tentimit te tyre që të ikin, fshatarët i kanë ndjekur me veturë dhe ia kanë arritur ta zënë njërin prej tyre.
“Personat që kanë arrit në këtë vend janë dalë dhe e kanë hudhë një televizor nga kerri… Edhe në atë moment ata janë kanë tu i mbyllë dyert për me ikë nga vendi i ngjarjes edhe unë me kerr edhe me dy kushëri të mi ia kemi zënë rrugën, jemi dalë, njëri person na ka ikur menjëherë dhe njërin kemi mujtë me nxanë edhe e kemi pritë Policinë deri sa kanë ardhë dhe i kanë marrë”, tha Suad Gucati.
Mirëpo sipas banorëve të këtij fshati, Policia i ka liruar në mëngjes personat e arrestuar.
“Të arrestuarit nuk po gjinden më në stacionin policor të Skenderajt. Me sa kam dëgjuar i kanë lëshuar, mirëpo të dhëna më të sakta nuk kam”, thotë ai.
Ndërsa, Hysni Gucati thotë që kjo nuk është hera e parë që po ndodhë diçka e tillë.
KALLXO.com nuk ka marrë përgjigje nga Policia e Kosovës nëse personat e arrestuar janë liruar.
Kurse prokurori Shyqeri Syla ka thënë se nuk ka qenë në punë dy ditët e fundit dhe nuk është në dijeni për rastin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën