Banorët e fshatit Trebosh të Komunës së Zhelinës, janë ankuar sot se rruga që është duke u asfaltuar përmes fshatit, është jashtë të gjitha standardeve. Rruga me një gjatësi prej dy kilometrash, ka gjerësi prej 4.5 metra, që sipas banorëve është shumë e ngushtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata kërkojnë që rruga së paku të zgjerohet edhe 50 centimetra shtesë, ose në të kundërtën, paralajmërojnë bllokimin e punimeve.
“Ne nuk jemi aspak te kënaqur me rrugën. Tepër e ngushtë është me e pa në vend nuk mund dy makina të kalojnë aty, ne patjetër të dalim dhe ta ndërpresim punën”.
“Kjo rrugë vërtetë është shumë e ngushtë, në fillim kreu i komunës kur erdhi tha që do jetë 5.5 metra kurse e shihni tash nuk mund dy vetura të kalojnë, do ketë fesat mes njerëzish. Do dalim gjithë bashkëfshatarët në protesta ose të gjejmë ndonjë zgjidhje tjetër”.
“Rruga patjetër të zgjerohet, është rajonale lidh disa fshatra. Ne kemi leshu tokat, arat tona për tu bë rruga më e gjerë tash na ngushtojnë rrugën se di pse”.
“Kjo nuk është rrugë e fshatit Trebosh por e pesë fshatrave dhe është e ngarkuar. Sa nuk ka fillu asfaltimi duhet të merren masa rruga të zgjerohet”.
Nga ana tjetër, kreu i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi thotë se rruga është në përputhje me të gjitha standardet e nevojshme.
“Rruga zgjerohet bëhet katër metra e gjysmë me projektin ekzistues me anësoret 4.75 plus bankinat, pra rruga është e mjaftueshme, ndoshta tashi duket se është e ngushtë pa u vendos ende asfalti. Por nuk mendoj se ankohen banorët, por një grup prej tyre që duan ti hedhin hije projektit sepse në Trebosh veç këtij projekti që është rreth 330 000 euro edhe 400 000 euro të tjera janë në ankand dhe pritet faza e nënshkrimit pra mbi 800 000 euro projekte. Tek e fundit iu mbetet banorëve të Treboshit t`i marrin apo jo e drejtë e tyre është. Mundësitë për aplikim në agjencinë për përkrahje të zhvillimit rural ishin deri në 20 milion denar dhe ata e dinë projektin që prej kohësh dhe mundësitë reale për ndërrim të projektit nuk janë”, deklaroi për Alsat-M, kryetari i Zhelinës, Fatmir Izairi.
Rruga është e financuar me fonde nga Agjencia për Zhvillim rural dhe vlera e saj arrin rreth 350 000 euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert