LAJMI I FUNDIT:

Barca nuk lejon largimin e Villas

Barca nuk lejon largimin e Villas

Barcelona duket nguruese për ta lejuar largimin e David Villas drejt Arsenalit.

Mediat spanjolle shkruajnë se lojtari dëshiron marrëveshja të realizohet, por drejtuesit e Barcelonës janë kundër shitjes së tij në mes të sezonit.

Arsenali është i gatshëm të paguajë 12 milionë funte për fituesin e Kupës Botërore, i cili është jashtë planeve të trajnerit Tito Vilanova.


Nëse marrëveshja nuk mund të kompletohet para të enjtes, Arsenali do të kthehet me ofertë për Villan në qershor. /Telegrafi/