LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ia ofron Turanin gjigantit italian

Barcelona ia ofron Turanin gjigantit italian

Barcelona kanë vënë Arda Turanin në tregun e transferimeve dhe ai mund të jetë një objektiv për Juventusin në epokën e pas Paul Pogbas.

Sipas Marca, Blaugranët kanë harxhuar tashmë buxhetin e tyre të verës me ardhjen e yjeve të shtrenjta si Andre Gomes, Samuel Umtiti, Lucas Digne dhe Denis Suarez, teksa Javier Mascherano ka vendosur të mbetet në Camp Nou dhe është duke negociuar një kontratë të re të përmirësuar.


Kjo do të thotë se ata kanë nevojë për të shitur dhe Arda Turan është emri i parë në listën e largimeve. Barça pagoi 34 milionë euro për të marrë atë nga Atletico Madrid një vit më parë, por ai dështoi të ndikoj në sezonin e tij të parë.

Juve kthen interesimin për Mascheranon
Lexo po ashtu Juve kthen interesimin për Mascheranon

Kapiteni i kombëtares turke Turqia ka luajtur vetëm 25 ndeshje konkurruese për Barcelonën në sezonin e kaluar, duke shënuar dy gola me katër asistime.

Juventus mund të shikoj si një zëvendësim potencial për Pogba, i cili është në rrugën e tij në Manchester United për një minimum prej 120 milionë.

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Barcelona duan rreth 40 milionë euro për 29-vjeçarin Arda Turan, por Juventus nuk kanë gjasa për të paguar aq shumë për shërbimet e tij. /Telegrafi/