LAJMI I FUNDIT:

Besnik Basha: Lironi nga burgu gruan time, më goditi në gjendje depresive

Besnik Basha: Lironi nga burgu gruan time, më goditi në gjendje depresive

“Nusja ime e parë bëri një veprim të shëmtuar. Ajo më plagosi me thikë teksa isha në gjumë. Por, unë e kam falur atë, pasi nuk ishte në vete. Ishte në gjendje depresive. I lutem dhe Allahut që ta falë atë, pasi unë jam besimtar. Ndërkaq, u bëj apel organeve të drejtësisë që ta lirojnë nga burgu Rudinën dhe të kujdesem për të. Kam 15 vite martesë dhe 6 fëmijë me të, të cilët kanë mbetur në rrugë të madhe. Dëshira ime është që të jetoj në një shtëpi me të dyja bashkëshortet, do të bëj të pamundurën për këtë”.

Kështu ka deklaruar dje, Besnik Basha nga Fushë-Bulqiza, baba i 10 fëmijëve. Afro një muaj pasi u masakrua me thika nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare, Rudina Basha, 45-vjeçari, i cili është mysliman i devotshëm, ka hedhur pas shpine gjithçka. Ai këmbëngul që gruaja e tij e parë e ka bërë krimin në mënyrë të pavetëdijshme dhe kërkon që ajo të lihet e lirë. Ndërkohë, në një intervistë dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, Besnik Basha tregon me detaje se si ndodhi ngjarja, sesi gruaja e tij e parë e plagosi me thikë vetëm pak minuta pasi kishin bërë dashuri. Gjithashtu, ai tregoi se është martuar me dy gra, të cilat i do dhe që dëshiron të jetojë në një shtëpi me to.

Një muaj më parë ju u plagosët rëndë nga bashkëshortja juaj, Rudina Basha. Sipas burimeve nga policia, ju jeni goditur 6 herë me thikë. Mund të na thoni si ndodhi ngjarja?

Nusja ime, Rudina ishte në gjendje depresive në momentin kur më goditi. Ajo nuk e ka ditur as vetë se çfarë ka bërë. Nuk është e vërtetë se unë kam 6 plagë thike në trup, por vetëm një. Të tjerat kanë qenë thjesht gërvishtje. Nëse doni, jua tregoj.

 Përse ju sulmoi Rudina dhe ku ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi në qytetin e Bulqizës, në banesën që gruaja ime kishte marrë me qira. Ajo ishte larguar nga unë dhe banonte në qytet.

Iku vetë apo e kishit përzënë ju?

Jo, jo. Rudina u largua nga shtëpia pa dëshirën time. Fillimisht shkoi te prindërit e saj, e më pas bëmë marrëveshje që për hir të 6 fëmijëve që kemi të bashkoheshim në një shtëpi me qira në qytet. Ndërkohë që qiranë ia paguanin prindërit.

Ju, e takonit gjatë kohës që ajo banonte në qytetin e Bulqizës?

Shkova te banesa e saj që ta takoja, të bisedonim dhe të arrinim në një kompromis. Rudinës nuk i pëlqeu që unë shkova ta takoja, por më pas u qetësua. Unë qëndrova atë natë me të, madje bëmë dhe dashuri. Më pas debatuam, u grindëm. Unë e kam ofenduar, sepse ky është mentaliteti i malësorit, dhe ajo u mërzit. Unë isha duke fjetur, kur ajo më goditi me thikë në bark. Ishte ora 3 e natës kur në plagosi. Më ka goditur instinktivisht, pa vullnetin e saj. E përsëris, ishte në gjendje depresive kur më goditi, ndaj e kam falur dhe kam shumë dëshirë që Rudina të dalë nga burgu. Ndërkaq, i lutem dhe Allahut që ta falë, pasi unë jam besimtar.

Përse thoni se Rudina ishte në gjendje depresive, cili ishte shkaku?

Unë kam 2 gra dhe jam baba i 10 fëmijëve, më i vogli është 1 vjeç e 3 muaj. Rudina është gruaja ime e parë dhe është nga Bulqiza. Me të jam celebruar dhe kam 6 fëmijë. Gruaja e dytë (pa celebrim) është nga Cërriku dhe kam 4 fëmijë me të. Unë jam besimtar mysliman dhe feja e lejon që të kem shumë gra. Por, jetojmë në një vend, këtu në Shqipëri ku ligjet nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Si besimtar që jeni, si e gjykoni veprimin e bashkëshortes suaj, Rudinës?

Është një veprim i shëmtuar. Ndërkohë them, Allahu e faltë gruan time. Unë ia kam bërë hallall edhe pse më goditi me thikë. Madje që në momentin që më goditi, pasi nuk ka qenë në vete. E them këtë, pasi e kam parë gjendjen e saj emocionale, si edhe fytyrën, e cila i kishte ndërruar komplet.

Pas ngjarjes, keni bërë divorc me gruan që ju plagosi?

Jo, nuk kam bërë divorc. As ajo nuk pranon që të bëjë divorc. Unë e kam bashkëshorte prej 15 vitesh dhe duhemi normalisht.

Aktualisht, kush i mban fëmijët që ke me Rudinën?

Ata rrinë te prindërit e nuses sime, por këta dy të fundit janë të sëmurë, pasi janë në moshë të thyer.

Çfarë do të bësh ti nëse bashkëshortja juaj do të dalë nga burgu?

Unë do bëj atë që është më e mirë për të. Dua t’i mbaj të dyja bashkëshortet në një shtëpi.

Mendoni se dy bashkëshortet e tua do të qëndrojnë sërish bashkë?

Do të bëj të pamundurën që të dyja të qëndrojnë bashkë.

Cili është apeli juaj në lidhje me gruan tuaj, Rudinën?

I bëj apel drejtësisë shqiptare që ta lirojë nusen time nga burgu, pasi ajo nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Dua që ajo të lihet e lirë dhe të kujdesem për të. Vërtet shteti kontribuon për shërimin e saj, por unë kam 15 vjet me gruan time. Ndërsa, 6 fëmijët që kam me të janë në rrugë të madhe. /Gazeta Shqiptare/BalkanWeb/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori