LAJMI I FUNDIT:

Basha: Referendum kundër “mbetjeve”, ligji i PD-së ishte i gabuar

Basha: Referendum kundër “mbetjeve”, ligji i PD-së ishte i gabuar

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar këtë të hënë lidhur me ligjin e mbetjeve duke bërë dy deklarata të forta. Në një konferencë shtypi, Basha ka deklaruar fillimisht se opozita do të marrë masa për ta bllokuar ligjin e mbetjeve të miratuar në Parlament.

“Rruga e vetme për t’i prerë rrugën katastrofës kombëtare është bllokimi i saj. ne do të bëjmë gjithçka në aleancë me qytetarët që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë. do t’i kërkojmë presidentit të mos e ratifikojë ligjin, do të shohim të gjithë hapësirën kushtetuese dhe rolin që deputetët tanë luajnë brenda saj, sepse zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Ne do t’i kërkojmë Kuvendit mbajtjen e një referendumi kundër importit të plehrave. Referendum që kërkon kërkesat e 28 deputetëve”, ka deklaruar Basha.


Deklarata tjetër e fortë prej tij ka qenë ajo në formë autokritike ndaj të njëjtit ligj të miratuar nga Partia Demokratike kur ishte në pushtet.
“Është një reflektim personal i imi se ligji që bëmë ne për importin e plehrave ka qenë i gabuar. Por nuk ka pasur interesa korruptive. Unë jam i penduar për vendimin e marrë. Një vend që promovon turizmin nuk mund të kthehet në vend për importin e mbetjeve. Ne atëherë besuam se do të vepronim në favor të interesit publik. Por ngritja e 64 mijë njerëzve ishte shprehje se ne dëgjuam zërin e qytetarëve”, ka thënë Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori