LAJMI I FUNDIT:

Bashkatdhetarët bëjnë me kulm mbi kokë familjen Halili (Video)

Bashkatdhetarët bëjnë me kulm mbi kokë familjen Halili (Video)

Paraditen e së shtunës është vënë guri themeltar i shtëpisë për familjen e Përparim Halilit nga fshati Vërbicë i Komunës së Gjilanit. Kjo është bërë falë një donacioni të bashkatdhetarit Burhan Hyseni dhe vëllait të tij Bastriut, të cilët jetojnë në Cyrih të Zvicrës, e në bashkëpunim me komunën e Gjilanit – në kuadër të Fondit Humanitar për ndërtimin e shtëpive për skamnorët, “Pak nga ne, e shumë për ata”.

Që të dy bashkëshortët, përfitues nga ky donacion, kanë falënderuar donatorët dhe janë shprehur të lumtur që tani do të kenë mundësinë që tre fëmijët e tyre të vegjël t’i rrisin në shtëpinë e re, raporton KTV.


Ndërsa, njëri nga donatorët, Burhan Hyseni, ka thënë se ndihet i lumtur që ka mundësi të ndihmojë, përderisa është shprehur i gatshëm të ndihmojë edhe familje tjera.

Ndërkohë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se falë donatorëve do të vazhdojnë me këtë aksion.

Aktualisht, kjo familje jeton me ndihmë sociale, pasi asnjëri nga bashkëshortët nuk punon.

Përparimi ka probleme shëndetësore me këmbë, ndërsa gruaja e tij nuk mund të punojë pasi i duhet të kujdeset për foshnjën disamuajshe.