Bashkimi bën fuqinë!
Mjafton të lexosh pak histori dhe atë jo kushedi çfarë libri, por një të shkollës fillore, që të shohësh se janë sllavët e grekët ata që nuk duan bashkimin e shqiptarëve.
Liria e bashkimi shkojnë bashkë. Posa të çlirohesh menjëherë duhet të vendoset administrata shtetërore shqiptare, që të funksionojnë punët si duhet. Ky çlirim nuk arrihet duke u munduar vetëm një krahinë a një qytet, por përpjekjet e të gjithëve.
Kokat e shqiponjës nuk kanë kurrfarë lidhje me dy shtete shqiptare. Nuk pajtohem me ata që thonë se shqiptarët më mirë të jetojnë në dy-tre shtete shqiptare, shkaku që do të kishim dy-tre vota në OKB, dy-tre vota në BE. Për dy vota nuk ndahet atdheu.
Shikojini arabët. Kanë 30 e më shumë shtete. D.m.th. i kanë mbi 30 vota në OKB dhe kanë mbetur askund.
Një shtet i bashkuar mund të bëjë shumë më tepër kursim dhe akumulim të lekëve, sesa disa shtete të copëtuara.
Më shumë bën punë një shtet i fortë, sepse lobimin e bën të fortë paraja, e paraja fitohet më shumë e më lehtë kur është një shtet i madh. Po të ishte ashtu edhe Gjermania do të ndahej në 30 shtete. Po pse jo? Do të kishte 30 vota dhe do të vendoste vet për çdo gjë.
Kosova mund të ndikojë në atë mënyrë vetëm nëse bashkohet me Shqipërinë, sepse atëherë shkrihen klasat politike të të dy vendeve dhe krijohet një klasë e re politike mbarë shqiptare. Pikë së pari, duhet Shqipëria të ribashkohet me Kosovën. Atëherë do ta kemi mundësinë të fitojmë edhe Maqedoninë shqiptare që përbën rreth 40 për qind të popullatës dhe territorit të Arbërisë (Maqedonisë), pjesën shqiptare të Malit të Zi, Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës)… Por, nëse vazhdojmë ne të jemi dy shtete të ndara në një komb, atëherë harrojeni, se është absurde të fitosh trojet e tjera etnike shqiptare.
Çamërinë mund ta kërkojmë vetëm nëse bashkohemi, sepse atëherë jemi të fortë: nuk i kemi dy ushtri të vogla, që nuk i hynë askujt në punë, por do të kemi një ushtri të madhe. Kur nuk ke ushtri të fortë, çdo gjë është e kotë. Ushtria sot nuk shërben për të vrarë, por për të kërcënuar. Kur nuk ke ushtri të fortë, ti bën diplomaci, por më pas vije serbi e rusi dhe të pordhin në shishe.
Duke mos kërkuar njëzëri të drejtën tonë themelore për ribashkim, duke u përçarë politikisht dhe kombëtarisht, është rrjedhojë logjike të mos kemi kontrollin mbi tokat tona. Duhet të ribashkohemi, sepse bashkimi bën fuqinë.
Është koha më e duhur që të kërkojmë të drejtën tonë. Nuk duam zgjidhje që na ndanë, por duam zgjidhjen e fundit që do të na bashkojë! Tani me një zë, shqip të themi: Bashkim dhe pikë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre