LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Treguam karakter të fortë

Batatina: Treguam karakter të fortë

sLlapi ka bërë një rikthim fantastik në ditën e sotme duke mposhtur Besën 3-2.

Skuadra bardh e kaltër ishte duke humbur 0-2 në pjesën e parë por në 45 minutat e fundit ndryshoi gjithçka.


Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas ndeshjes për Super Sport Kosovën, duke treguar edhe si e mposhti Besën.

Ai ka deklaruar se rrezikoi duke luajtur me tre mbrojtës por edhe se skuadra e tij tregoi karakter të fortë.

“Pjesa e parë ishte fatale për Llapin, por më gëzon fakti kur një skuadërn kthen rezultatin nga 0-2 në 3-2”.

“Ajo skuadër që e bënë këtë është me karakter të fortë dhe e donë daljen në arenën ndërkombëtare”.

“Ndeshjen e fitova në aspektin taktik, pasi rrezikova duke luajtur me tre mbrojtës në pjesën e dytë dhe kjo taktikë u realizua”, deklaroi Batatina. /Telegrafi/