Ajo ka qëndruar e kënduar së bashku me Iggy Azalea dhe Nicki Minaj, ka kënduar për David Guetta dhe Fall Out Boy.
Tani Bebe Rexha fillon të pavarësohet dhe të këndojë individualisht, shkruan gazeta më e lexuar gjermane bild.de. Ajo është bërë e njohur me këngën “No Broken Hearts”. Në vijim keni intervistën e saj të plotë për gjermane.
Ju keni filluar të këndoni prej kur ishit 10 vjeçare. Keni pasur një fëmijëri dhe rini normale?
Unë isha gjithçka ndryshe nga ata që njohim si fëmijët yll. Unë kam marrë pjesë te shfaqjet e Disneyt, ndërsa që në moshë të re kam marrë pjesë në shkollat e muzikës.
Si fëmijë keni luajtur tre instrumente muzikore?
Po, i kam luajtur tetë vjet borisë, më pas pianos dhe në fund gitarës. Me piano nuk luaj më shpesh.
Cili është rrjeti juaj më i preferuar social?
Unë postoj lajme rregullisht në Snapchat dhe Instagram. Në Facebook dhe Twitter më rrallë. Unë e dua Snapchat, sepse mund të postojë shumë piktura pa mundësi “Feed”-i.
Prindërit tuaj vijnë nga Maqedonia. Sa ka ndikuar kultura shqiptare në muzikën tuaj?
Ajo ka ndikuar shumë. Si fëmija kam qenë disa herë atje dhe e flas gjuhën shqipe. Fatkeqësisht jo perfekt, por e ndjej veten si shqiptare. Mendoj se shumë pjesë të muzikës sime janë ndikuar nga vendlindja ime. Si fëmijë kam qenë shpesh pjesë e dasmave festive. (qesh)
A keni kënduar ndonjëherë atje?
Akoma jo, fatkeqësisht. Për këtë verë kisha një ofertë, ku do ishin 60.000 persona, por kisha rezervuar diku tjetër.
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në France 2016…
…Po, kjo është shumë emocionuese dhe unë jam në kërkim të një të dashuri futbollist.
Ah me vërtetë?
Definitivisht! Unë përshembull mund të ngushëlloj humbësin e turnirit.
Nëse nuk do ia dilje me muzikë, do ishe..
Një kuzhiniere! Kur jam në udhëtime e blej ushqimin, pasi nuk kam kohë të gatuaj. Në shtëpinë time në New York dhe Los Angeles gatuaj shpesh vetë.
Keni kënduar shpesh me këngëtarë të ndryshëm nëpër koncerte. Me cilin jeni ndjerë më mirë?
Me Iggy Azalea, ajo ishte vërtet e mrekullueshme dhe mbi të gjitha shumë e mirë. Edhe me Nicki Minaj jam ndjerë shumë mirë.
Ti dukesh pak si…
..vërtet dukem ashtu. Jo. Vërtet? Nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Vetëm unë e dua stilin dhe performancën e saj. /Bota sot/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBetejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës
"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre