LAJMI I FUNDIT:

Beckenbauer: Shaqiri, keq që nuk luan më shumë

Beckenbauer: Shaqiri, keq që nuk luan më shumë

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, ka thënë se është dëm që Xherdan Shaqirit nuk i jepet rasti për të luajtur më shumë.

Shaqiri po vuan nga mungesa e minutazhit te Bayerni për shkak se bavarezët kanë ekip të pasur, por ‘Perandori’ gjerman ka mendim tjetër.

“Personalisht mendoj se është dëm që atij nuk i jepet rasti për të luajtur më shumë. Ai luan në mënyrë shumë efektive”.


“Shaqiri sjell gjithnjë frymë të freskët në lojë, sa herë që e angazhojnë të luajë. Unë e shikoj vërtetë me kënaqësi se si luan ai pa i bërë përshtypje asgjë. Ai është një talent vërtet madhështor”, ka thënë Franz për gazetën zvicerane Blick./Telegrafi/