LAJMI I FUNDIT:

Beckham nuk është i gatshëm për lojë

Beckham nuk është i gatshëm për lojë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, e ka shtyrë debutimin e mesfushorit veteran David Beckham, për të cilin ka thënë se nuk do të luajë në takimin ndaj Sochaux.

Anglezi 37-vjeçar u transferua në kryeqytetin francez në afatin e janarit nga LA Galaxy, mirëpo strategu italian thotë se ai ende nuk është i përgatitur fizikisht për të luajtur.

“Beckhami nuk do të luajë, por do të qëndrojë në Paris për t’u stërvitur”.


“Nevojitet edhe një javë tjetër për të përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe pastaj do të jetë i gatshëm”, ka deklaruar Ancelotti. /Telegrafi/