LAJMI I FUNDIT:

Befason Adele, në klipin e ri shfaqet duke vallëzuar

Befason Adele, në klipin e ri shfaqet duke vallëzuar

Adele ka realizuar videoklipin e ri në të cilin do të shfaqet ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim.

Këngëtarja ka paralajmëruar se në videon e re do të tregojë aftësitë e saj në vallëzim, transmeton Telegrafi.


“Nuk do të besoni, në këtë klip unë vallëzoj! A mund ta besoni këtë? Jam liruar nga të gjitha pengesat”, ka thënë Adele.

“Send My Love (To Your New Lover)”, mban titullin kënga, video e së cilës është realizuar disa ditë më parë dhe i përket albumit të saj të fundit “25”./Telegrafi/