LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 627 vjet nga Beteja e Kosovës

Bëhen 627 vjet nga Beteja e Kosovës

Sot bëhen 627 vjet nga beteja e Kosovës e cila u zhvillua tokat shqiptare. Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti, etj. Këta, më forca të bashkuara, morën pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 28 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 60.000 ushtarëve osmanë dhe 20.000 luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari shqiptar Marash Nikolla Kopili, i cili arriti të vriste Sulltan Muratin I.

Beteja u zhvillu në rrethinë të Prishtinës,në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik, dhe Perandorisë Osmane e cila për herë të parë fillojë të depërtojë në Ballkan.


Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i ndalën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion antiosman, shkruan KP.

Humbja e luftës ndodh edhe për shkak se Vuk Brankoviqi, duke parë se beteja do të humbej, iku, pasi Car Llazari u kap dhe u vra.

Kështu deklarojnë burimet Osmane të asaj kohe duke thënë se Car Llazari i koalicionit të krishterë u vra në dyluftim, kurse Sulltan Murati u vra nga shqiptari Marash Nikolla Kopili.

Sulltan Murati i Parë erdhi në Gjilan e pastaj në Prishtinë më 14 qershor në krye të një ushtrie prej 40-60 mijë vetash, dhe përbëhej nga 2000 jeniçerë, 6000 spahinj, 20.000 azapë dhe akinçinj, 2.500 vetë nga kavaleria e Sulltanit, dhe 8.000 trupa nga vasalët.

Debatet historike të akademisë serbe për t`i ulur vlerën Millosh Kopiliqit dhe për të ngritur në shenjtor Car Llazarin janë vazhdimi i përpjekjeve politike serbomëdha për të shuar historinë e arbërve të Kosovës, duke i quajtur ata sllavë apo serbë.

Këtë gjë e përmend dhe një historian serb J.Tomiq. Pasi që ishte sulmuar nga kritika, J. Tomiq kishte dhënë përgjigje: `Mbytja dikujt të kaluarën e tij, me këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë`.

Lufta e popujve ballkanik në Kosovë po tentohet të përvetësohet nga Shovinizmi Serb që nga koha e Kriminelit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, i cili e mbajti një tubim në Gazimestan (afër Prishtinës) më 28 qershor 1989.

Kjo është duke vazhduar edhe tani.