LAJMI I FUNDIT:

Bëhet për një minutë, po duket si hit botëror: Hit-frizura e cila do të bartet këtë sezon (Foto, Video)

Bëhet për një minutë, po duket si hit botëror: Hit-frizura e cila do të bartet këtë sezon (Foto, Video)

Këtë vjeshtë nuk ka rregulla, kur është fjala për flokët – çdo gjë është e lejuar, nga flokët e rrafshëta deri te bobi i shkurtër.

Megjithatë, gjykuar sipas vajzave të famshme, një frizurë po e shohim më shpesh se frizurat e tjera, transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë, fjala është për gërshetat në majë koke, te të cilat më e rëndësishme është të duken të lëna të lira dhe të shprishura.

Natyrisht, gërshetat e parregullta nuk janë trend i ri, por tashmë një kohë barten, mirëpo ekspertët e modës thonë se që tani do të arrijnë kulmin e vërtetë.

maxresdefault

Lajm i mirë është që lehtë mund të bëhet dhe që është krejt njësoj se sa e parregullt duket. Është me rëndësi vetëm që të vendosni a dëshironi ta bëni më lart rreth majës së kokës apo më poshtë drejt zverkut.

Flokët lidhni në vendin që dëshironi, mbështillni me llastikë dhe sërish lidhni. Në fund nxirrni nga një xhufkë në mënyrë që të duken të parregullta.

Siç kemi mundur të shohim, frizurat e këtilla barten madje edhe në tepih të kuq, ndërkaq ju barteni në punë, në palestër apo edhe kur dilni në mbrëmje për t’u argëtuar. /Telegrafi/